Një zjarr i përfshiu hapësira të mëdha toke në zonën e Korinthit në Greqi duke bërë që forcat zjarrfikëse të evakuojnë qindra banorë nga zonat e banimit për të mos rrezikuar jetën.

Zjarri ka shkaktuar dëme në ndërtesa, biznese dhe pronën private në zonën e Alepohorit në Korinth.

Për fat të mirë banorët u larguan që në orët e para të ditës së sotme duke shmangur kështu ndonjë tragjedi të mundshme të ngjashme me atë të pak viteve më parë.