Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri në njërën performancë të saj në skenë  bëri shqiponjën dy krenare me duar dhe nxiti reagime nga mediat serbe.

Madje veprimin e këngëtares shqiptare e kanë konsideruar si skandal dhe provokim të turpshëm.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i njërës prej mediave serbe.

Mirëpo, ndaj këtij artikulli ka reaguar i revoltuar edhe producenti, Ardit Gjebrea duke i konsideruar si të sëmurë mendorë.

Ai ka publikuar si foto artikullin e mediumit në story-m e tij në Instagram dhe ka shkruar: “Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”./abcnews.al