Delon Troqe 38-vjeç u ekzekutua mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë. Ai u qëllua me kallashnikov në ambientet e servisit të tij në këtë zonë. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar më parë për drogë. Troqe kishte më shumë se një javë që ishte kthyer nga Spanja. Mësohet se në stinën e verës ai punonte me skaf duke dërguar turistë në drejtim të Sazanit dhe Karaburunit.

Në profilin e tij në rrjetet sociale ai mbante një foto me varëse floriri, ndërsa në kopertinë kishte vendosur foton e Al Capones.

Ndërsa para 22 orësh ai ka ndarë në story një video me skaf në bregdetin e Vlorës. Policia ka ngritur grupe kontrolli dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

38-vjeçari u qëllua me kallashnikov mbi 15 herë rreth orës 21:40 në zonën e Skelës pranë pallatit të sportit, ndërsa disa minuta më pas u konstatua në flakë një makinë në Sherisht, që dyshohet se u përket autorëve të krimit