Francesc Arnau është ndarë nga jeta sot në moshën 46-vjeçare. Në rininë e tij luante si portier, teksa karrierën e zhvilloi mes Barcelonës (1996-2001) dhe Malaga.

Arnau ia doli të veshë edhe fanellën e Spanjës U21, por nuk debutoi kurrë me kombëtaren e madhe. Së fundi punonte si drejtor sportiv tek Oviedo, klubi i vendlindjes.

Mesazhet e ngushëllimit nga të dy klubet nuk kanë munguar. Shkaqet e vdekjes së tij nuk bëhen të ditura, por Mundo Deportivo hedh dyshimin e vetëvrasjes.

Gjendja shpirtërore e Arnau nuk ka qenë aspak e mirë. Ai ka humbur gruan e tij kohët e fundit. Përjetim dhe vuajtje e tmerrshme të cilën nuk e përballoi dot.