Një fabrikë tullash u përfshi nga zjarri paraditen e sotme në Maminas, Shijak. Raportohet për se si pasojë e flakëve ka mbetur i lënduar një saldator.

Bëhet me dije se fillimisht flakët kanë shpërthyer në depozitën e gazit  dhe më pas edhe ambientet e tjera.

Ndërkaq, mësohet se fabrika do të niste sot aktivitetin dhe behet fjalë për një investim që ka kushtuar afro 2 milion euro.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe evakuuan punonjësit, ndërkohë që zjarri mori përmasa të mëdha.