Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta u mblodh ditën e sotme dhe miratoi raportin përfundimtar. Sipas Alket Hysenit që është kryetari i komisionit hetimor Presidenti cenoi imazhin e vendit, nuk i shërbeu unitetit, por e nxiti konfliktin mes palëve. Sipas deputetëve komisioni ia ka arritur qëllimit për të hetuar gjithçka që lidhet me veprimtarinë e presidentit para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Deputetët iu referuan vendimit të komisionit të Venecias sipas të cilit presidenti duhet të jetë mbi palët. Raporti përfundimtar me gjetjet e tij tregon se kryetari i shtetit nuk qëndroi asnjanës duke cenuar parimin kushtetues për neutralitet.

Raporti përfundimtar nga sot i kalon parlamentit dhe në datën 10 qershor deputetët do të votojnë për shkarkimin ose jo të zotit Meta. Kërkesa për shkarkimin presidentit u firmos nga 49 deputetë.