Luigi Nerini, menaxheri teleferikut në malin Mottarone ka shprehur dëshirën për të takuar familjarët e viktimave. Nerini është duke u hetuar për tragjedinë që u mori jetën 14 personave në Itali, ndërsa së fundmi u lirua edhe nga burgu për mungesë provash.

Tashmë, ai i ka thënë avokatit të tij se do të që vizitojë vendet ku prehen ata që humbën jetën dhe të dëmshpërblejë familjarët e tyre. Sa i përket çështjes së sigurisë, ai theksoi se nuk është kursyer asnjëherë.

“Nuk u kurseva kurrë, paguaj 127,000 euro për mirëmbajtje.”

Gjykatësja e çështjes Donatella Banci Buonamici pranoi se kishte një mungesë totale të dhënash kundër tij ndërsa u vu në dukje se kompania nuk do të kishte asnjë interes “ekonomik” për të mbështetur “praktikën” e çaktivizimit të frenave të urgjencës…sepse sezoni në fakt ende nuk kishte filluar.”

Për këtë arsye sipërmarrësi u la i lirë dhe u kthye në familjen e tij pas gati 4 ditësh të kaluara në burgun Verbania. Tani Nerini, thotë avokati i tij, shpreson që “përgjegjësitë të identifikohen saktë”.