Është liruar pas 25 viteve në burg njeriu besnik i kreut të “Costra Nostra-s”, Toto Rina. Giovanni Brusca la qelinë pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe pranoi ndër të tjera, rolin e tij në atë që quhet masakra e Capaci-t dhe në vrasjen e të voglit Giuseppe Di Matteo.

64-vjeçari u largua nga burgu i Rebibbia-s në Romë, 45 ditë përpara se t’i mbaronte zyrtarisht dënimi. Tashmë, Brusca do t’i nënshtrohet kontrolleve dhe mbrojtjes, si dhe katër viteve shërbimi prove, siç vendosi Gjykata e Apelit në Milano.

Dënimi i tij u shkurtua për “sjellje të mirë”. Me llogaritjet e fundit, ai duhej të lirohej nga tetori.