Dy ekspertë amerikanë kanë përgatitur një ese në të cilën thonë se sekuencimi i gjenomit të Covid-19 sugjeron fuqimisht se virusi është prodhuar brenda një laboratori kinez.

Dr. Stephen Quay dhe Richard Muller, profesor fizike në Universitetin e California Berkeley, u shprehen në The Wall Street Journal të dielën, rreth spekulimeve në rritje se virusi mund të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.

“Arsyeja më bindëse për të favorizuar hipotezën e rrjedhjes nga një laborator bazohet fort në shkencë”, shkruan ekspertët, duke deklaruar se Covid-19 ka një gjurmë gjenetike që nuk është vërejtur kurrë në një koronavirus natyror.

Quay dhe Muller pohojnë se laboratori në Wuhan ishte i njohur për kryerjen studimeve në të cilat shkencëtarët ngarkonim viruse me qëllim për të  rritur vdekshmërinë.

COVID-19 ka sekuencën e gjenomit ‘CGG-CGG’ – një nga 36 modelet e sekuencave. Ky kombinim përdoret zakonisht nga shkencëtarët në studimet e “përfitimit të funksionit”, por përndryshe konsiderohet jashtëzakonisht ‘i rrallë”.

Ekspertët pohojnë se asnjë koronavirus që “lind” natyrshëm, siç është SARS ose MERS, nuk ka pasur ndonjëherë një kombinim CGG-CGG.

“Kombinimi CGG-CGG nuk është gjetur kurrë në mënyrë natyrore. Kjo do të thotë që metoda e zakonshme e viruseve që marrin aftësi të reja, të quajtura rikombinim, nuk mund të funksionojë këtu,” shtojnë studiuesit.