Në mesin e provimeve maturantët në disa qytete të vendit janë ngritur për të protestuar. Maturantët në Tiranë u mblodhën këtë mëngjes përpara Ministrisë së Arsimit. Ata e kanë cilësuar mbi nivelin mesatar tezën e Matematikës dhe kërkojnë uljen e pragut të pikëve.

Ndërkohë, pasi protestuan te ministria ku edhe bllokuan rrugët, maturantët janë zhvendosur. Raportohet se ata janë pozicionuar tashmë përpara Qendrës së Shërbimeve Arsimore, QSHA.

Në një deklaratë mëngjesin e sotëm përfaqësues të QSHA hodhën poshtë pretendimet e maturantëve. Sipas tyre teza ka qenë e nivelit mesatar dhe asgjë nuk ka qenë jashtë programit.