Astrit Patozi ka komentuar largimin e Gramoz Ruçit nga politika. Përmes një postimi në Facebook, Patozi shprehet se Ruçin e ka pasur gjithmonë përballë si kundërshtar politik, por kjo nuk e pengon që të shprehë respektin për vendimin e sotëm të tij.

“TË DISH TË IKËSH ËSHTË MERITË

E kam pasur gjithë jetën time politike përballë si kundërshtar. Por kjo nuk më pengon aspak të shpreh respekt dhe vlerësim për vendimin e sotëm të Gramoz Ruçit.

Ndoshta ishte rastësi, por fakti që e shpalli atë në stadium të kujtonte ata futbollistët e famshëm, të cilët e kanë lënë sportin në kohën e duhur, pa u zvarritur dhe pa e provuar shijen e hidhur të stolit.”, shkroi Patozi në Facebook.