“Thjesht përpiquni të imagjinoni”. Kështu e paraqet Zlatan Ibrahimovic, përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale, foton që po bën xhiron e internetit. Një shkrepje që e portretizon atë të qeshur dhe krenar, së bashku me idhullin e tij, Ronaldo (Fenomeni). T’i imagjinosh të dy së bashku në fushë është vërtet mbresëlënëse, për shkallën shumë të lartë teknike që një duet i tillë sulmues do të ofronte, duke i menduar padyshim që të dy në më të mirën e tyre. Të dy kampionët kanë shfrenuar imagjinatën e tifozëve, të gatshëm për të komentuar në çdo mënyrë të mundshme çiftin e paparë.

Edhe profili anglez në Twitter i “Serie A League” nuk mund t’i rezistonte dot fotos, duke komentuar: “Talenti njeh talentin”, shoqëruar me dy yje (emoji). Por më i egri shkroi: “Këtu është Ronaldo i vërtetë dhe mbreti i vërtetë i Milanos”, me foto nga dhe referencë të qartë për CR7 dhe Lukaku. Një tifoz nostalgjik i Interit bashkohet me listën: “Këto janë dy arsyet pse e kam dashur Interin”. Nuk munguan komentet klasike: “Dy legjenda në një foto”.