Stomatologët shprehen se duhet të shmangni një zakon të përditshëm nëse doni dhëmbë të shëndetshëm. Gabimi sipas tyre, qëndron tek pastrimi i tyre pas ngrënies së mëngjesit.

Ky zakon mund të jetë më i dëmshëm nëse konsumoni lëng portokalli dhe ushqime të tjera acidike.Ushqimet acidike zbusin smaltin e dhëmbëve dhe larja pas kësaj mund të shkaktojë dëmtime të tyre.

Ekspertët sugjerojnë që t’i lani dhëmbët të paktën një orë para se të konsumoni mëngjes.