Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi sot një seancë maratonë me dyer të mbyllura ku la në fuqi masat për zyrtarët, të cilët dyshohen të përfshirë në tenderin me vlerë 25 milionë euro për uniformat e Policisë së Shtetit.

SPAK kishte marrë nën hetim 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me çështjen e tenderit të uniformave të policisë.

Dhe sot, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha vendimin për 9 zyrtarët duke lënë në fuqi masat e arrestit për ta.

Personat e dyshuar kanë mohuar akuzat pasi pretendojnë se kanë kryer një procedurë tenderimi konform rregullave dhe kritereve të prokurimeve publike.

Ka qenë dëshmia e anëtares së anëtares së Njësisë së Prokurimit, përfaqësuesja e Policisë së Shtetit, Aurora Mullaj.

Ajo ka rrëfyer për hetuesit dhe prokurorët specialë të gjithë skemën që sipas saj Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në MPB, bashkë me vartës të tjerë kanë favorizuar kompaninë fituese të tenderit me vlerë 25 mln euro.

E dyshuara deklaroi se nuk pranoi që të bashkëpunonte dhe të nënshkruante tabletat që ishin të bënin me ndryshimin e çmimit. Nga viti 2019, kurë Policia e Shtetit bëri kërkesë për të marrë uniforma të reja dhe këpucë, janë shkëmbyer dhjetra shkresa dhe e-maile ndërmjet agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe policisë.

Arrest me burg –

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest Shtëpie –

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.