Një reper i njohur humbi jetën ditën e shtunë në Chicago, në një atentat me armë ku mbetën të vrarë dhe dy persona të tjerë.

KTS Dre, emri i vërtetë i të cilit është Londre Sylvester, u qëllua mbi 60 herë, teksa po dilte nga ambientet e burgut të Cook County. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Gjatë sulmit u plagosën dhe dy femra, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.

Sylvester sapo kishte dalë nga burgu, kur disa persona që po e prisnin në dy makina dolën dhe e qëlluan. Ata më pas u larguan me shpejtësi në drejtime të ndryshme.