Dy makina janë përplasur kokë më kokë në Qafën e Llogarasë sot rreth mesditës. Në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër. Aksidenti ka ndodhur porsa zbret nga Llogaraja për në Palasë.

Ende nuk ka ndonjë informacion paraprak nga ana e policisë, por deri më tani nuk raportohen për viktima.

Ky aksident ka shkaktuar një trafik të rënduar të dhjetëra e qindra pushuesve që i janë drejtuatr bregdetit të jugut këtë fundjavë.

Policia po mundohen të zhbllokojë situatën.