Jay Pickett ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Vdekja e papritur e tij ka shkaktuar tronditje në Hollywood. Sipas informacioneve të para, aktori dyshohet se pësoi një sulm në zemër ndërsa po përgatitej për të xhiruar një skenë në filmin “Treasure Valley”.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar regjisori i filmit, Travis Mills nëpërmjet një postimi në facebook. “Shumë prej jush do të kenë dëgjuar tashmë për tragjedinë që ndodhi dy ditë më parë. Protagonisti ynë, skenaristi dhe producenti, vdiq papritur ndërsa po përgatiteshim për të xhiruar një skenë.

Elena and Jay were married since 1985

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes së tij, por me sa duket ai pësoi një sulm në zemër. Të gjithë ata që ishin të pranishëm bënë atë që mundën për ta mbajtur gjallë,” shkroi ai në postimin e tij.

The couple had three children