Për herë të parë, Anthony Taylor flet për atë që i ndodhi Christian Eriksen në sfidën debutuese daneze të Kampionatin të fundit Europian. Kanë kaluar pothuajse dy muaj nga ajo ndeshje dhe gjyqtari i caktuar për të bërë drejtësi në Kopenhagen midis Danimarkës dhe Finlandës foli për herë të parë në “BBC Sport”.

Aty rrëfeu minutat e tmerrshme që kaloi bashkë me lojtarët e të dyja skuadrave në fushë, pas arrestit kardiak të mesfushorit të Interit: “Ajo që ndodhi me Eriksen ju bën të kuptoni se sa e çmuar është jeta. Unë isha dhjetë metra larg, duke e shikuar drejtpërsëdrejti kur u rrëzua përtokë.

Nuk kishte asnjë pranë tij. Unë munda të konstatoja qartë se diçka nuk ishte në rregull. Unë kisha parë dikë që pësoi arrest kardiak të papritur, para se të gjykoja Burnley-Newcastle. Një nga kolegët e mi, Eddie Wolstenholme, pësoi arrest kardiak në dhomën e zhveshjes.

 (Getty Images)

Lidhur me rifillimin e ndeshjes padyshim që u diskutua dhe vendimi u mor në pajtim të plotë me të dyja grupet e lojtarëve dhe federatat. Lojtarët kishin biseduar me Christian në FaceTime dhe ai në fakt u kishte thënë atyre ta përfundojnë lojën.

Sigurisht që ishte situata më sfiduese e karrierës sime, por shërben për të theksuar rëndësinë e menaxhimit të njerëzve dhe emocioneve. Njerëzit mendojnë se gjyqtarët nuk kanë zemër dhe janë atje vetëm për të prishur pasditet, por përfundimi këtu është të kuptosh se si ndihen njerëzit dhe reagoni.

Zanati ynë ka të bëjë me menaxhimin e njerëzve dhe emocioneve sesa një vendim sportiv të marrë në sekondë. Shqetësimi im ishte për lojtarët dhe ekipin. Heronjtë e vërtetë janë mjekët që i dhanë ndihmën e shpejtë me defibrilator dhe Simon Kjaer, që e nisi masazhin e zemrës dhe i nxori gjuhën aty për aty. E vetmja gjë që bëra unë ishte të kërkoja mjekët të futeshin në fushë me urgjencë”.