Një vatër e re zjarri është raportuar edhe në Voskopojë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është nisur nga Pashalimani drejt Voskopojës në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë, pasi kjo zonë është përfshirë nga flakët.

Gjithashtu edhe forcat zjarrfikëse, Mbrojtja Civile si edhe forca të bashkisë Korçë janë nisur drejt vatrave të zjarrit, për të vënë në kontroll situatën.

“Nga Pashalimani drejt Voskopojës ku para pak minutash shpërtheu një vatër zjarri në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë.

Forca zjarrfikëse nga detasmenti i mbrojtjes civile dhe forcat e Bashkisë Korçë po shkojnë me shpejtësi për të shmangur më të keqen”, bën me dije Peleshi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.