Largimi i ushtrisë amerikane nga Afganistani,  e pararprië edhe nga aleatët e tjerë po e rikthen vendin nën sundimin e talebanëve.

Gjatë javëve të fundit ata kanë rimarrë nën kontroll rajone të mëdha të vendit duke u konfirmuar si forca ushtarake më e fuqishme në atë shtet, me ushtrinë zyrtare që po shkërmoqet nga dita në ditë.

Sëfundmi, talebanët kanë marrë nën kontroll provincat lindore, përfshi edhe pika kalimi kufitar me Iranin në të cilat kanë vendosur edhe flamurin e tyre.

Brenda 48 orëve talebanët morën edhe Xhuzchan, Kunduz dhe zona të tjera duke ndryshuar kështu hartën e kontrollit të territorit të Afganistanit.