Ish-mesfushori ka pasur këmbë të forta, inteligjencë mbi mesataren dhe një “palmares” personal plot me trofe. Mark Van Bommel ka qenë gjithashtu trajner prej disa vitesh. Pas përvojës së tij në stolin e PSV, dje filloi zyrtarisht eksperiencën e re me Wolfsburg, në Gjermani.

Vetë debutimi, duke marrë parasysh emocionet, ishte më i miri nga të gjithë të mundshmit në planin rezultativ: një fitore 1-3 kundër Preussen Munster në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, falë golave ​​të Brekalo, Weghorst dhe Baku.

Ama, ka një “por”, si gjithmonë në histori të mira. Van Bommel i bëri llogaritë gabim, çka konsiderohet gafë për të dhe stafin, në nivelin e Bundesligës. Po, sepse trajneri holandez kreu gjithsej 6 zëvendësime, një më shumë se sa lejohet nga rregullorja

Një precedent që i referohet qartë asaj që ndodhi në Kupën e Italisë në ndeshjen midis Romës dhe Spezia, janarin e kaluar, kur Paulo Fonseca vendosi të bëjë zëvendësimin e gjashtë, me Lorenzo Pellegrini, i cili kuptoi gabimin dhe bërtiti: “Mos, është i gjashti”.

Ndryshe nga ai episod, i cili pa Romën të humbiste 0-3 në tavolinë, pavarësisht se kishte humbur në fushë 2-4, në Gjermani, Wolfsburg do ta humbasë ndeshjen që e fitoi në fushë, duke u eliminuar edhe nga gara. Një gabim që çoi në reagimin e ashpër të “Kicker”: “Kjo thotë shumë për injorancën e klubit të Bundesligës”.

Me pak fjalë, debutimi i Van Bommel në stolin e skuadrës gjermane do të mbahet mend për një kohë të gjatë, por mund të kishte qenë shumë, shumë më i mirë.