Rezultatet e një studimi të fazës 1 të botuar në “The Lancet” kanë treguar se vaksina anti-Covid përmes inhalacionit shkakton të njëjtin reagimin imunitar dhe anti-trupa si injektimi i vaksinës.

Analiza përfshiu 130 pjesëmarrës të cilët u ndanë në 3 grupe.

-Grupi i parë përfshiu personat që morën vaksinën nëpërmjet injeksionit me një ose dy doza;

-Grupi i dytë përfshiu personat që morën spraj nga hunda me një ose dy doza;

-Grupi i tretë përfshiu të dyja edhe vaksinimin përmes injektimit dhe sprajin.

Ajo që studiuesit vunë re është se personat e vaksinuar shfaqën efektet anësore shtatë ditë pas vaksinimit. Për sa i përket imunitetit, qëllimi ishte të mateshin anti-trupat IgG kundër virusit SARS-CoV-2 dhe antitrupat neutralizues të virusit 28 ditë pas dozës së dytë.

Efektet anësore më të zakonshme ishin ethe, lodhje dhe dhimbje koke, dhe ishin më të zakonshme tek personat që morën vaksinën përmes injektimit, raporton abcnews.al

Një dozë e sprajit, e cila është e barabartë me një të pestën e një dozë përmes injektimit shkakton imunitet të fortë, ndërsa pas dy dozave me spraj niveli i antitrupave neutralizues arriti nivele të ngjashme me ato të shkaktuara nga një dozë përmes injektimit.

Sipas autorëve, nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar sigurinë dhe efikasitetin e sprajit Ad5-nCoV.