Një fejesë e pazakontë është zyrtarizuar në Britaninë e  Madhe, ku një e moshuar 61-vjeçare është fejuar me një djalë 24-vjeçar.

Kurani Mçain, 24 vjeç dhe e fejuara e tij Cheryl McGregor, 61 vjeç, nga Britania u takuan kur ai ishte vetëm 15 vjeç, por nuk kishte ndjenja deri vitin e kaluar.

Dhe pavarësisht se ai ishte më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy thonë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe kanë një kimi të shkëlqyeshme.

Gjyshja tha se ajo mërzitet nga komentet urryese të postuara në internet, ku ndan video të jetës së tyre.

“Është e mahnitshme. Ai është shumë i dhembshur me mua. Është shumë emocional dhe kjo është diçka të cilën nuk e kam pasur kurrë. Të gjithë ishin të zemëruar për lidhjen tonë, por ai kujdeset me të vërtetë për mua”, thotë ajo.

Cheryl është vetëm gjashtë vjet më e re se gjyshja e Kuranit dhe tetë vjet më e re se gjyshi i tij. Vajza e saj më e vogël është tre vjet më e madhe se ai.