Talibanët pushtuan sot Mazar-i Sharif, qyteti i katërt afgan në veri të vendit, një bastion i forcave tradicionalisht armiqësore ndaj xhihadistëve. Kjo u raportua nga agjencia AFP, duke cituar banorët.

Sipas raportimeve komandantët e luftës Abdul Rashid Dostum dhe Atta Muhammas Noor, të cilët duhej të mbronin qytetin ikën nga Mazar-i-Sharif.

Mazar-i-Sharif, qyteti strategjik në Afganistanin verior është kryeqyteti i provincës së Balkh. Burimet lokale i thanë ANSA-s se talebanët morën nën kontroll qytetin pasi ushtarët u larguan nga kazermat lokale. Atëherë talebanët liruan të burgosurit nga burgjet. Sipas zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Mujahid, qyteti është pushtuar plotësisht. Prandaj, në 24 orët e fundit pesë kryeqytete kanë rënë në duart e xhihadistëve, pas Logar, Paktika, Kunar dhe Paktia dhe 10 rrethe. Talebanët do të kontrollojnë 26 nga 34 provincat