El Chiringuito në Spanjë prej kohësh shkruan Kylian Mbappe këtë muaj do të transferohet te Real Madrid, por te PSG e kanë bërë të qartë që nuk duan të ndahen me sulmuesin e tyre.

Media spanjolle tani raporton se Mbappe do të kërkojë një takim me presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Sulmuesi do t’i kërkojë numri një të klubit francez që ta lejojë të nisë bisedimet me Real Madrid.

Mbetet të shihet nëse Al-Khelaifi do të pranojë. Kur Messi u prezantua, presidenti i PSG për Mbappe deklaronte:

“Mendoj se të gjithë e dinë se cila është e ardhmja e Kylian: Ai është një parizien. Ai tha se donte një ekip konkurrues dhe nuk ka justifikim për të vepruar ndryshe tani”