Tuneli i Porto Palermos pretendohet të jetë një bunker nëndetësesh i ndërtuar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë gjatë sundimit të udhëheqësit Enver Hoxha.

Tuneli i Porto Palermos ndodhet në një prej perlave të turizmit shqiptar, në Gjirin e Porto Palermos.

Gjendet në brendësinë e një mali dhe nuk u shfrytëzua kurrë. Kjo sepse në momentet e përfundimit të tij regjimi komunist ra. Kjo vepër nuk u pa kurrë nga njerëzit, me përjashtim të atyre që ishin të përzgjedhur me kujdes për ndërtimin e saj.

Nuk përdoret më si i tillë, por mbetet në një zonë kufizuese ushtarake.Pothuajse me siguri funksioni i tij kryesor ishte si bazë për anijet e sulmeve të shpejta.

Nëndetëset shqiptare ishin anije me rreze të gjatë dhe normalisht ishin të bazuara më tej nga Baza Detare Pashaliman në Gjirin e Vlorës.Nëndetëset janë akoma të vendosura në Pashaliman dhe mund të shfytëzohen si një atraksion turistik shum i veçantë dhe mbreslënës nëpërmjet transportit ujor .

Për më shumë ndiqni videon :