Në momentin që Kabuli u vendos nën pushtetin e talebanëve, Zarifa Ghafari, një nga kryetaret e para femra të Afganistanit, e dinte që ishte një shënjestër nga talebanët. Ndërsa luftëtarët talebanë zbritën në kryeqytetin afgan, ajo kuptoi se jeta e saj ishte në rrezik të madh. Ditë më vonë ajo iku me familjen e saj në Gjermani dhe ka treguar historinë e arratisjes së saj dramatike në BBC.

Historia drithëruese e kryebashkiakes së parë në Afganistan

Zarifa Ghafari, 27 vjeç, drejtonte qytetin e Maidan Sharh. Ajo është kryebashkiakja më e re e Afganistanit, u bë kryetarja e parë femër e provincës Maidan Wardak në 2018 dhe ka mbrojtur të drejtat e grave në Afganistan për vite me radhë, duke udhëhequr emisionin e saj në radio dhe duke themeluar një OJQ të fokusuar në fuqizimin ekonomik të grave.

Historia drithëruese e kryebashkiakes së parë në Afganistan

“Zëri im ka fuqinë që nuk e kanë armët” tha ajo. Me punën e bërë përgjatë viteve të fundit, u bë një kërcënim për talebanët të cilët njihen për kufizimin e rolit të grave, në përputhje me interpretimin e tyre të rreptë të Islamit. Në fillim, zonja Ghafari ishte sfiduese, edhe pse ajo kishte frikë nga vdekja gjatë marrjes së pushtetit nga talebanët. Por ai optimizëm tani është kthyer në dëshpërim.

Menjëherë pas marrjes nën kontroll të talebanëve, zonjës Ghafari iu këshillua të largohej nga shtëpia e saj. Shqetësimet për sigurinë e saj u shtuan kur luftëtarët talebanë u shfaqën në shtëpinë e saj dhe, siç tregon ajo, rrahën rojen e saj të sigurisë.

Historia drithëruese e kryebashkiakes së parë në Afganistan

Siguria ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për zonjën Ghafari. Vitet e fundit, ajo i ka mbijetuar disa atentateve për ta vrarë që nga viti 2018, kur në moshën 26 vjeçare ajo u bë kryetare e Maidan Shar, një qytet konservator ku talibanët kanë mbështetje të gjerë. Në fund të vitit të kaluar, i vranë babain. Ai ishte një anëtar i lartë i ushtrisë afgane. Kur talebanët erdhën në pushtet në mes të gushtit, zonja Ghafari mendoi se kishte ardhur koha për të lënë vendin e saj, informon dritare.net.

Më 18 gusht mori një për ta çuar atë dhe familjen e saj në aeroportin e Kabulit. Gjatë udhëtimit ajo u fsheh mirë në makinë, që të mos dallohej nga afganët.

“Kur arritëm te porta e aeroportit, kishte luftëtarë talebanë kudo. Po përpiqesha të fshihesha”.

Historia drithëruese e kryebashkiakes së parë në Afganistan

Në aeroport, ambasadori turk në Kabul i ndihmoi ata të hipnin në avionin që i çoi fillimisht në Stamboll. Nga atje, ata fluturuan për në Gjermani.

“Kur humba babanë tim, mendova se nuk do të ndihesha kurrë më njësoj në jetë. Por kur hipa në aeroplan për të lënë vendin tim, ishte më e dhimbshme sesa humbja e babait tim. Dita e rënies së Kabulit ishte “momenti më i keq i jetës sime. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të menaxhoj dhimbjen brenda zemrës sime. Unë kurrë nuk kam planifikuar të largohem nga vendi im”, tha ajo.

Tani e sigurt në qytetin gjerman të Dyseldorfit, zonja Ghafari pranoi se ishte një nga ato me fat pasi skenat përreth aeroportit të Kabulit po bëheshin gjithnjë e më të rrezikshme.

Ajo u zotua se do të takojë politikanë dhe udhëheqës botërorë për të tërhequr vëmendjen në jetën e afganëve që jetojnë nën sundimin taleban. Ajo tha se ishte e gatshme të fliste me talebanët dhe se do ta gjente gjuhën e përbashkët.

“Forcat e huaja nuk po vijnë për të na ndihmuar. Është koha jonë për të zgjidhur çështjet me talebanët. Unë jam gati të marr këtë përgjegjësi,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk u beson talebanëve, veçanërisht në të drejtat e grave.