Max Allegri e thotë me zë e figurë që Cristiano Ronaldo nuk do të luajë me Juventusin, edhe pse para ndeshjes kundër Udinese trajneri italian thoshte të kundërtën.

Tekniku i bardhezinjve foli para mediave në prag të duelit që Juventusi luan ndaj Empolit nesër. Allegri mes të tjerash tha:

“Dje zyrtarisht Ronaldo më tha se nuk ka ndërmend të luajë për Juventusin. Për këtë arsye ai nuk do të grumbullohet për ndeshjen e nesërme.

Lojtarët largohen, Juventusi mbetet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Allegri.