Danimarka planifikon të heqë të gjitha kufizimet e mbetura për Covid-19 deri më 10 shtator, pasi Ministria e Shëndetësisë tha se virusi “nuk është më një kërcënim kritik për shoqërinë” për shkak të niveleve të larta të vaksinimit.

Epidemia është nën kontroll, ne po vendosim një rekord vaksinimi” tha Ministri i Shëndetësisë Magnus Henike. “Kjo është arsyeja pse kufizimet po hiqen“. Ai paralajmëroi, megjithatë, se edhe nëse vendi ishte “në një pozitë të mirë për momentin“, pandemia nuk kishte përfunduar dhe qeveria nuk do të hezitonte të “vepronte shpejt nëse pandemia kërcënonte përsëri”.

Danimarka renditet e treta midis vendeve të BE-së përsa i përket niveleve të vaksinimit, sipas Our World in Data, me 71% të popullsisë që i ka bërë të dyja dozat. Malta është në 80% dhe Portugalia në 73%. Në Mbretërinë e Bashkuar, 62% e popullsisë nuk është vaksinuar plotësisht.

Vendi ishte një nga të parët në Evropë që vendosi një bllokim të pjesshëm në Mars 2020, duke mbyllur shkollat ​​dhe bizneset dhe shërbimet e panevojshme. Ishte gjithashtu një nga vendet e para që u rihap pas lehtësimit të kufizimeve, madje njoftoi zbatimin e një “pasaporte koronavirus” në 21 Prill.

Që atëherë, restorantet, baret, kinematë, palestrat, stadiumet dhe parukeritë kanë pranuar klientë të cilët janë vaksinuar plotësisht, kanë rezultuar negativë për 72 orë ose janë infektuar me Covid në dy deri në 12 javët e fundit.

Vendimi i qeverisë për të mos e konsideruar koronavirusin një “kërcënim kritik” për shoqërinë pasi 11 shtatorit heq efektivisht bazën ligjore për kufizimet, tha një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë. Sidoqoftë, kufizimet në udhëtimet ndërkufitare do të mbeten në fuqi të paktën deri në tetor.

Nga prilli e deri më sot, numri i pacientëve që trajtohen për koronavirus në Danimarkë është në rënie.