Lionel Messi debutoi dje me PSG dhe rekordet nuk mund të mungonin. Argjentinasi debutoi në minutën e 66 dhe e shndërroi këtë ndeshje në më të shikuarën e historisë së Ligue 1.

Plot 10.5 milionë shikues e panë Reims-PSG, duke thyer këtë rekord. Shifra të jashtëzakonshme, të gjitha meritë e Leo Messit, i cili luajti vetëm 24 minuta, por aq mjaftuan. Gjithashtu edhe në Spanjë kjo ndeshje ishte më e shikuara në histori përsa i përket Ligue 1.

Rekordi i audiencës televizive për një ndeshje të Ligue 1 megjithatë është i destinuar të thyhet shpejt, pa marrë parasysh sa njerëz do të jenë të ngjitur në ekranet për ndeshjet e ardhshme të PSG.