Ansu Fati do të veshë fanellën me numrin 10 këtë sezon te katalanasit. Kjo u konfirmua nga Barcelona përmes një videoje, në të cilën talenti i ri i ardhur nga skuadra e të rinjve shihet duke marrë në dorëzim fanellën me numrin e ri, pasi kishte luajtur me “31” në fillim, me “22” vitin e kaluar dhe këtë sezon ishte prezantuar me “17” në trofeun “Gamper”.

Në këtë mënyrë, Ansu Fati trashëgon numrin mitik ’10’, që Leo Messi e kishte mbajtur mbi shpinë që nga sezoni 2008-2009.

Djaloshi i ri, që është treguar vërtet i guximshëm në këtë rast, duke trashëguar legjendën e jashtëzakonshme 21-vjeçare të kampionit të madh argjentinas, përfaqëson edhe dëshminë e yjeve të tjerë në historinë e Barçës, si brazilianët Ronaldinho, Rivaldo ose Romário.