Ndërkohë që lugina e Panjshirit ka deklaruar se nuk do t’i nënshtrohet regjimit të talebanëve në Afganistan duke ruajtur autonominë e saj që prej dekadash, një foto është duke bërë xhiron e rrjetit në internet.

Talebanët kanë publikuar një foto ku disa ushtarë të tyre kanë pozuar para një godine, e cila mban edhe imazhin e Ahmad Shah Massoud, ish-liderit të famshëm të rezistencës kundër sovjetikëvë fillimisht dhe më pas kundër Al Qaeda-s.

Përmes kësaj fotoje ata kanë dhënë mesazhin se futën në dorë edhe luginën e famshme për kryengritjet e saj, e cila nuk i është nënshtruar as pushtimit sovjetik katër dekada më parë. Nuk dihet se ku është shkrepur fotoja, por duket se bëhet fjalë për një rajon brenda kësaj lugine ku klani i Massoud ka kontroll të plotë.

Më herët këta të fundit ishin betuar për luftë deri në ushtarin e fundit kundër talebanëve. Djali i Ahmad Shah Massoud mori kontrollin e luftëtarëve të quajtur “Luanët e Panjshirit”, të cilët kanë edhe armatime të mëdha nga ish-ushtria afgane, e cila u shkërmoq në pak javë përballë talebanëve.https://www.facebook.com/v2.8/plugins/comments.php?app_id=725838694246556&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df229aae4aef64a8%26domain%3Dwww.noa.al%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.noa.al%252Ff28a7e11ef4e0bc%26relation%3Dparent.parent&container_width=769&height=100&href=https%3A%2F%2Fdevelopers.facebook.com%2Fdocs%2Fplugins%2Fcomments%3Fhref%3D%2Flajmi%2F2021%2F09%2F2261413.html&locale=en_US&numposts=5&sdk=joey&version=v2.8&width=