Ndërron jetë kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku. Ai ishte certifikuar nga KQZ për zgjedhjet e 17 tetorit, por ditën e sotme ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Pajazit Podrimçaku kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Balliste.

Shpreh ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe bashkëpuntorët e tij” shkruan në Facebook kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha.