Cristiano Ronaldo është rikthyer në shtëpi. Portugezi u largua nga Juventusi për tu transferuar tek Manchester United, ekip ku fitoi gjithcka nën drejtimin e Ferguson.

Së fundmi Ronaldo ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit dhe në rrjet është shpërndarë videoja kur CR7 zbret në fushën e “Old Trafford”. “Unë nuk jam këtu për pushime. Më parë ishte mirë, duke fituar tituj të rëndësishëm ku kam mbajtur veshur fanellën për vite me radhë, por unë jam këtu për të fituar përsëri.

Unë jam i aftë ta bëj këtë së bashku me shokët e skuadrës. Është një shans i mirë për mua, për tifozët, për klubin, për të bërë një hap përpara. Unë jam gati dhe mendoj se do të jem një gjë e madhe në tre ose katër vitet e ardhshme” ka thënë Ronaldo.