Lindita Nikolla është zyrtarisht kryetare e Kuvendit.  Ajo ka marrë  79 vota pro, ndërsa 4 vota kanë shkuar kundër saj.

Kujtojmë që shumica e demokratëve zgjodhën që të grisin fletët e votimit ndërsa pjesa tjetër u largua po votuar. Të ndarë nga demokratët kanë qenë aleatët opozitarë të LSI, të cilët nuk i janë bashkuar grisjes së fletëve të votimit.