Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, seanca ka vijuar me fjalën e deputetëve demokratë dhe socialist duke qenë se kryedemokrati Lulzim Basha refuzon të flasë pa praninë e kryesocialistit.

Në momentin kur fjalën e mori zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është afruar pranë foltores duke penguar fjalën e tij.

Kjo ka bërë që garda të rrethojë foltoren për të shmangur një incident të mundshëm në seancën e sotme plenare.

Më pas Ahmetaj është ulur në e vendin e tij duke i lënë vendin Alibeajt i cili ka bllokuar foltoren për disa minuta.

“Nuk e di a ishit këtu. A e dëgjuat kryeministrin. Ai ka dhënë mundësinë që ju të jeni të në respekt të rregullores duke ruajtur të drejtat. Të paktën respekto rregulloren. Po të kujtoi se çfarë debati dje në konferencë. Është çështje për mënyrën se si ju drejtoni këtë seancë”, tha ai. 

LINKU I VIDEOS :

https://www.facebook.com/watch/?v=2446032365528503