Burimi: BBC

Vitet e fundit, psikologët kanë hulumtuar më shumë për mirësinë njerëzore dhe përfitimeve të saj, por siç shkruan Claudia Hammond, ka ende shumë për të mësuar.

Që kur filloi pandemia, njerëzit thonë se kanë menduar shumë më tepër për mirësinë. Kjo mund të ketë ndodhur për disa arsye. Mbase pandemia i ka bërë njerëzit më të ndjeshëm, ose ndoshta normaliteti i ri i ka detyruar ata të rishqyrtojnë vlerat dhe atë që ka vërtet rëndësi në jetë.

Mirësia dikur konsiderohet si një temë e butë, por tashmë është një fokus i rëndësishëm i kërkimit akademik. Psikologu i zhvillimit Robin Banerjee gjeti vetëm 35 punime mbi mirësinë në revista psikologjike në 1980. Në dekadën e fundit, ato ishin më shumë se 1.000.

Veprimet dashamirëse na bëjnë të ndihemi mirë!

Një mëngjes, njerëzve që ecnin nëpër një rrugë në qytetin kanadez të Vankuverit iu kërkua të merrnin pjesë në një eksperiment të drejtuar nga psikologia amerikane Elizabeth Dunn. Atyre iu dha një zarf që përmbante ose një kartëmonedhë prej 5 dollarë ose 20 dollarë. Gjysma e njerëzve u udhëzuan t’i shpenzonin paratë për veten e tyre. Gjysma tjetër u udhëzua t’i përdorë paratë për të blerë një dhuratë për dikë tjetër ose për t’i dhuruar paratë për bamirësi. Në të dy rastet, ata kishin kohë deri në orën 17:00 të asaj dite për të shpenzuar paratë.

Atë mbrëmje, studiuesit folën me të gjithë pjesëmarrësit. Grupi i parë tha se kishin blerë gjëra të ndryshme për veten e tyre, të tilla si ushqime apo bizhu. Pjesëmarrësit e grupit te dytë blenë lodra për të afërmit e tyre, produkte ushqimore. Mes tyre kishte edhe nga ata që u dhanë para njerëzve të pastrehë në rrugë. Pas kësaj, studiuesit i kërkuan secilit prej pjesëmarrësve të vlerësojë gjendjen shpirtërore të tyre.

Nuk kishte rëndësi për ta shumë, nëse ishin 5 apo 20 euro. Ajo që kishte rëndësi ishte se për kë i shpenzonin paratë që kishin. Njerëzit që e kishin shpenzuar atë shumë për dikë tjetër, ndiheshin dukshëm më të lumtur se ata që paratë i kishin shpenzuar për veten.

Studimi/ Mirësia është ngjitëse dhe të ndryshon

Ky është vetëm një nga shumë studime, që kanë treguar se veprimet dashamirëse, përmirësojnë mirëqenien tuaj. Në një meta-analizë, Oliver Scott Curry në Universitetin e Oksfordit zbuloi se sjellja me mirësi mund të ketë një efekt të vogël e të mesëm në mirëqenien tonë.

Hulumtimet neuroshkencore konfirmojnë se shkëlqimi i ngrohtë që përjetojmë kur bëjmë diçka të mirë për dikë shfaqet në sistemin e shpërblimit të trurit tonë.

Neuroshkencëtari i Universitetit Sussex Dan Campbell-Meiklejohn shprehet se:

“Mirësia na bën të përjetojmë ndjenjën e shpërblimit në trurin tonë kur jemi të sjellshëm me të tjerët. Këto pjesë të trurit bëhen aktive dhe na motivojnë t’i bëjmë ato përsëri dhe përsëri”.

Mirësia është ngjitëse

Veprimet e mira mund të kenë një efekt ngjitës. Vetëm të dëgjosh që dikush tjetër është sjellë me mirësi, mund të na motivojë të bëjmë të njëjtën gjë.

Veprimet dashamirëse mund t’ju bëjë të ndiheni më pak në ankth

Studimi/ Mirësia është ngjitëse dhe të ndryshon

Kur studentëve që përjetojnë ankth iu kërkua të kryenin veprime dashamirëse për katër javë, të tilla si bamirësi, të ndihmosh shokun e dhomës, ankthi dhe dëshira e tyre për të shmangur situatat shoqërore u zvogëlua, informon dritare.net.

Pse të qenit i sjellshëm me të tjerët është e mirë për shëndetin tuaj!

Jennifer Trew nga Universiteti Simon Fraser, i cili kreu studimin, beson se të vepruarit me mirësi mund t’i ketë ndihmuar studentët të kenë pritshmëri më pozitive për situatat shoqërore, në vend që t’i kenë frikë.

Çfarë na pengon të jemi të sjellshëm?

Studimi/ Mirësia është ngjitëse dhe të ndryshon

Ne të gjithë e dimë se mirësia mund të jetë një gjë e mirë dhe shumë prej nesh përpiqen të jenë të sjellshëm kur mundemi. Por nuk është gjithmonë e lehtë.

Por çfarë na pengon të jemi më të sjellshëm? Kur dikush ka nevojë për diçka, ne kemi frikë të mos dukemi të dobët po t’i japim një dorë, ose ndoshta me të huajt kemi turp të ofrojmë ndihmë pasi mendojmë se nuk do ta pranojnë. Ndoshta me virusin rreth nesh, ne preferojmë të mbajmë distancë ndaj të tjerëve, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Mund të jenë të gjitha llojet e arsyeve që na pengojnë të jemi më të sjellshëm. Por sidoqoftë, pavarësisht arsyeve, jini më të sjellshëm, për të tjerët dhe për veten tuaj!