Pas ndeshjes së Florian Markut, në stadiumin e Tottenham u zhvilluan disa duele të rëndësishme të boksit.

Pas boksierit shqiptar ishte radha e përballjes Callum Smith vs Lenin Castillo e cila përfundoi shumë shpejt por në mënyrë dramatike.

Smith në raundin e dytë i dha kundërshtarit një nokaut të frikshëm dhe nga pamjet e transmetuara, Castillo fillon të drithet e më pas merr ndihmën e mjekëve me oksigjen pasi situata mund të bëhej edhe më dramatike.

Për t’u vlerësuar është fakti që DAZN, largoi pamjet në momentin kur ekipi mjekësor po jepte ndihmën me oksigen për Lenin Castillo i cili më pas e mori veten.