Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se tashmë  gradualisht po hyjmë në stinën e infeksioneve respiratore, shumica e të cilëve ngjasojnë me Covid.

Lidhur me këtë situatë Kalo ka bërë disa shpjegime si të mos i ngatërrojmë sëmundjet respiratorë me koronavirusin, ndërkohë ka edhe një lutje që të mos teprohet në përdorimin e antibakterialeve/ antibiotikëve.

Kalo shkruan se shenjat klinike si dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj, janë pothuajse të njëjta si për gripin stinor, ashtu dhe për Covid.

Kalo shkruan se nuk duhet të na zërë paniku në rast se kemi shenja të ngjashme pasi jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19.

Ai i fton qytetarët, që përveç respektimit të masave të distancës dhe higjienës, të vaksinohen, pasi sipas tij është rruga e vetme për parandalimin e infektimit.