Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mbrëmjen e sotme.

Një shqiptar është qëlluar dy herë me plumb në kokë dhe në bark ndërsa ishte duke ngrënë në tavolinë në një restorant në qendër të Athinës.

I plagosuri është 39-vjeç sipas mediave greke, por identiteti i tij nuk jepet.

Fotot kanë fiksuar momentet menjëherë pas vrasjes ku duket shqiptari që transportohet me barrelë dhe tavolina ku ishte duke ngrënë.

Në vendin e ngjarjes mbizotëron kaosi dhe frika pas të shtënave, ndërsa një pjesë e klientëve që ishin në restorant u larguan. Policia ka rrethuar zonën, por autori ende nuk është arrestuar.