Një tragjedi e vërtetë ka mbuluar familjen Gila në Shkodër.

Nënë e bir humbin jetën dy ditëve nga COVID-19.

Në datë 1 Tetor Gëzim Gilaj, efektiv policie në Shkodër nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë në spital disa ditë pas infektimit.

Dy ditë më pas, sot ka ndërruar jetë nëna e efektivit, Lina.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar familjarët përmes postimeve në rrjetet sociale. Ditën e sotme u shënuan 3 viktima nga COVID-19.

Numri i fataliteteve në 24 orët e fundit ka qenë i ulët, por trendi i muajit shtator ishte mjaft shqetësues