Ministria e Brendshme bën me dije se nga dita e nesërme do të rinisë procesi i vettingut në Policinë e Shtetit, i cili prej disa kohësh ishte ndërprerë.

Kështu, pas ndryshimeve të fundit ligjore 3 drejtues të lartë të policisë dhe AMP do të përballen ditën e nesërme me Trupën e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

Veting-u në Policinë e Shtetit rikthehet kësaj radhe për t’u bërë nga AMP, pas pushimit së ekzistuari të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që kishte vonesa të shumta.