Një fotografi e një krimineli që u gjet nga policia pasi ishte i fshehur nën një batanije është bërë virale në rrjete sociale. Si një fëmijë që luan fshehurazi, këmbët e 36-vjeçarit nga Anglia ishin të dukshme pasi kishin dalë nga batanija në të cilën fshihej.

Policia e Derbyshire publikoi në rrjete sociale fotografinë e kriminelit që u arrestua. Ai kërkohej nga policia nën dyshimin për kryerjen e një sërë vjedhjesh në zonën e South Derbyshire. Fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Policia Swadlincote postoi fotografi të burrit (foto më sipër), i cili u arrestua nën dyshimin se kishte kryer një sërë vjedhjesh në të gjithë Swadlincote, South Derbyshire