Në faqen zyrtare Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e personave të shpallur “non grata” gjatë viti 2021 dhe këtë listë ia ka dorëzuar Kongresit Amerikan. Në listë është publikuar edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën nga DAHS “non grata” më 19 maj 2021. Njoftimi është në faqen e vet të internetit të DASH , së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Në listën e DASH Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije më 19 maj se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve. Berisha i është kundërpërgjigjur shpalljes ‘non grata’ me një padi ndaj Antoni Blinken në një gjykatë në Francë./Dritare.net

Lista e DASH për të persona ‘non grata’ gjatë Prill 2021-Qershor 2021

Lista e zezë/ Pasi i shpalli 'non grata', DASH çon