Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për TV shtetëror spanjoll e cila u transmetua sot, disa ditë pasi u zhvillua vizita e tij në Spanjë.

Edhe në këtë intervistë, Rama fashikullin BE-në duke vlerësuar se detyrat nuk i ka bërë Brukseli dhe jo Tirana.

“Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufinj evropianë, jemi një organ i trupit të Evropës dhe njëkohësisht jemi të izoluar nga po ky trup, diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është gjëja më e përshtatshme as për sigurinë dhe as për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit, të mos jetë totalisht e integruar po të jetë një zonë gri si të thuash, ku aktorë të tjerë mund të zhvillojnë lojën e tyre”, tha z.Rama ndër të tjera në intervistë.

Kurse akuzoi zyrtarët evropianë se u ka ngecur ora në të dhënat që kanë për vendin tonë:

“Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën, me nje informacion që ende nuk është fluid, i rrjedhshëm. Por mund t’ju them se tashmë po e thonë të gjithë, edhe një numër përherë e më i madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet nga larg për Shqipërinë dhe realitetit të saj.