Ambasadorë, artistë, gazetarë, por jo vetëm. Drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë dhe ministra gjithashtu kanë marrë pjesë në premierën e filmit “007: S’ka kohë për të vdekur” që u mbajt mbrëmë në metropolin shqiptar që kishte si kusht certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19. Filmi i fundit i Daniel Craig në rolin e James Bond, pati mbrëmë premierën e tij edhe në kryeqytetin shqiptar.

Në eventin e organizuar me detaje nga atmosfera e filmit më të famshëm britanik, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i ri i Britanisë se Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ishin mikpritësit e të ftuarve VIP, të cilët u bënë pjesë të shfaqjes premierë, teksa ishin futur në kostumin e agjentit më të famshëm të të gjitha kohërave.

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim e pranishme gjithashtu me një fustan të zi dhe një shall të hedhur sipër. Kreu i SPAK Arben Kraja, kryeprokurori Olsi Çela, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi me bashkëshorten. Artistë, këngëtarë e personazhe të shumtë VIP shqiptarë u bënë pjesë e eventit.