Dy afganë janë rrahur me njëri-tjetrin në Shëngjin. Siç raporton gazetari Gjergji Figuri për abcnews.al,  njëri është dërguar në spital pasi ka marrë lëndime.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar tjetrin për të sqaruar rrethanat. Prej kohesh ka konflikte ndërmjet grupeve të ndryshme të afganeve në Shëngjin.

Kujtojmë se refugjatët afganë mbërritën në Shqipëri pak javë më parë, pasi talebanët rimorën kontrollin në vendin e tyre dhe trupat amerikane u tërhoqën pas 20 vitesh.