I ka ngjarë një filmi të vërtetë vrasja nga ish-bashkëshorti të 48-vjeçares greke Nektaria në Kretë dy ditë më parë.

Mediat greke bëjnë me dije se pasi i nguli 16 thika ish-bashkëshortes, ai tentoi vetëvrasjen duke u ngjitur në një shkemb të lartë me qëllim hedhjen prej tij për të vdekur.

Bashkëshorti 54-vjeçar i viktimës u dorëzua pas shtatë orësh negociata, ku rol kryesor sipas mediave greke pati djali i tij 22-vjeçar. Ai u njoftua nga policia pas vrajes së nënës, por 50 metra më tej pa se ishte edhe babai që donte të vetëvritej.

Nën shokun e nënës së vdekur, 22-vjeçari shkoi te babai i tij duke thënë se ajo nuk kishte ndërruar jetë dhe se ndodhej në spital, prandaj edhe ai duhej të hiqte dorë nga akti që po ndërmerrte.

Gjithçka zgjati shtatë ore deri në momentin kur 54-vjeçari kërkoi të fliste edhe me një shokun e tij, i cili po ashtu e bindi të zbriste.

54-vjeçari beson ende se ish-bashkëshortja nuk ka vdekur sipas mediave greke, ndërsa familjarët e saj kanë njoftuar se do të bëjnë sot ceremoninë e varrimit.