Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në natën e ndërrimit të viteve në New Jersey të SHBA.

Një i ri shqiptar ka goditur me thikën e kuzhinës nënën e tij. I dyshuari i identifikuar si Emiliano Domi, 25 vjeç fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por që më pas ishte arrestuar nga policia, raporton express.

Ndërkaq gruaja 54 vjeçare sipas raportimit të mediave ishte dërguar në spital. Ajo ka deklaruar se ishte sulmuar papritmas nga djali i saj.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Sipas autoriteteve 25 vjeçari shqiptar kishte pasur edhe raste të tjera të dhunës.