Anullohen qindra fluturime ajrore në Amerikë.

Linjat ajrore fajësojnë motin e keq dhe numrin e lartë të infeksioneve me COVID-19 në të gjithë vendin.

Deri të shtunën pasdite, në Shtetet e Bashkaura u anulluan më shumë se 2,500 fluturime ndërsa rreth 4,300 u anulluan në mbarë botën.

Ky është numri më i lartë i fluturimeve të anuluara brenda një dite krahasuar me periudhën pak përpara Krishtlindjeve, kur linjat ajrore të nxituara nga mungesat në personel për shkak të infektimeve me COVID në mesin e tyre, nisën të anulojnë fluturimet.

Por tashmë në disa shtete amerikane sikurse Çikago, moti i keq dhe jo virusi, është bërë shkak që kompania Southwest Airlines të pezullojë disa fluturime.